I infektuari me koronavirus nga Obiliqi, punëtor i KEK’ut
BILLI
Lexo edheKurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar
Një nga rastet e reja është nga Obliqi. Në lidhje me të, ka shkruar një postim kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.
Ai ka thënë se i njëjti në fshatin Milloshevë, rasti kontakti dhe është punëtor në KEK.
Ky është postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi një rast të ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtorë në Korporatën Energjitike të Kosovës,në mihjen sipërfaqesore në Bardh.

Lexo edheKurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar
Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, rreziku ende nuk ka kaluar, ky armik i padukshëm është ende mes nesh.
Mos i jep këmbë virusit!
Kujdes po, panik jo!