back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeI humbet djali në Tiranë, çifti Kosova përjeton momente paniku

I humbet djali në Tiranë, çifti Kosova përjeton momente paniku

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Udhëtimi i një çifti nga Kosova në Shqipëri për pak se nuk është kthyer në një tragjedi.
Express mëson nga burime policore se çifti pasi kishte ardhur në Tiranë, në vendin e quajtur Institut ka ndaluar për të blerë diçka.

Bashkë me çiftin ka qenë edhe fëmija i tyre, dhe në momentin që janë futur në dyqan, u ka humbur nga sytë.

Prindërit, të panikosur kanë filluar ta kërkojnë dhe të pyesin njerëzit për të gjetur djalin e tyre.

Por, fatmirësisht, një patrullë policie ka parë të miturin që po ecte vetëm në rrugë, të cilin e kanë marrë dhe e kanë çuar në Komisariatin e Kamzës.
Menjëherë blutë e Kamzës janë vënë në lëvizje për të gjetur prindërit e djalit me iniciale D.A, ku pas pak kohësh ata kanë mundur të komunikojnë me ta, duke i vënë në dijeni se ai ishte në polici.

Prindërit kanë shkuar menjëherë në Komisariatin e Kamzës, dhe pasi kanë falenderuar punonjësit e policisë janë larguar bashkë djalin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz