I dyshuari për tre vjedhje të rënda në Prizren bie në duart e Policisë
dp

Lexo edheU.d. Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i Misionit të EULEX-it diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë arritur të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar.
Ai akuzohet për tre vepra penale të natyrës “Vjedhje e rëndë”.
Personi i dyshuar është F.M., 32 vjeçe nga Prishtina.

Lexo edheU.d. Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i Misionit të EULEX-it diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin nga prokurori përgjegjës, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim.
Veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të Policisë së Kosovës./Indeksonline/