U.d. Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i Misionit të EULEX-it diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës
dp

Lexo edheMë shumë se 15 qytete franceze kufizojnë lëvizjen e të miturve pas orës 23:00

Gjatë këtij takimi, u.d. Kryeprokurori Kelmendi dhe Shefi i EULEX-it, Barbano, zhvilluan diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Konkretisht në këtë takim u diskutua për çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë këtu rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, ku bën pjesë edhe sistemi prokurorial, si dhe ngritjen e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Duke e vlerësuar lart angazhimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në monitorimin e punës së sistemit prokurorial, u.d. Kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se EULEX-i mbetet njëri nga partnerët më të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit./Lajmi.net/

Lexo edheMë shumë se 15 qytete franceze kufizojnë lëvizjen e të miturve pas orës 23:00