I dënuari për tentim vrasje arrestohet në Gjilan, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore.
I arrestuari është M.A, i lindur në vitin 2005, dhe se i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muajsh për veprën penale “Vrasje në tentativë”, përcjell Gazeta Express.
Komunikata:
Arrestim i personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Gjilan, 28 prill 2026

Lexo edheOVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe institucioneve, apelon për maturi politike
Me datën 28.04.2026 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të implementimit të planit operativ për realizimin e urdhëresave gjyqësore, kanë arrestuar personin M.A. (mashkull kosovar, viti i lindjes 2005).
I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muajsh për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë në realizimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë.














