I dashuri e vrau dhe e hodhi nga shkëmbinjtë, rrëfehet shqiptari që nxorri trupin e 26 vjeçares nga deti
BILLI

Lexo edheMjeku kroat jep detaje nga aksidenti tragjik i autobusit kosovar: 45 persona janë të lënduar, 8 rëndë

Dashamir Pura ka treguar për mediat greke momentin kur kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të së resë.
“Unë pyeta se çfarë ka ndodhur dhe ata më thanë se një makinë ka rënë nga shpati dhe një kufomë ndodhet në det. Nga lart dukej sikur ishte gjallë për shkak se dallgët e lëviznin trupin e saj. Ne menjëherë zbritëm për ta ndihmuar.
Unë u futa në det bashkë me dy persona të tjerë pasi nuk mund ta tërhiqja i vetëm. Të dy po e mbanin nga koka ndërsa unë po e shtyja derisa të dilnim në breg. Sapo erdhi mjeku u përpoq ta sillte në jetë por më kot. Unë prita atje derisa erdhi një varkë për ta marrë atë”, është shprehur shqiptari.

Lexo edheMjeku kroat jep detaje nga aksidenti tragjik i autobusit kosovar: 45 persona janë të lënduar, 8 rëndë
Ndërsa një tjetër dëshmitar amerikan ka treguar si e pikasi trupin teksa ndodhej me vajzën e tij. Christian Koziol i cili ndodhej në Folegandros për pushime, më 16 korrik pa me gruan dhe vajzën e tij trupin e pajetë 26-vjeçares pak pasi ishte vrarë nga Dimitris Vergos.