HomeLajmeHykmete Bajrami i kërkon debat Kurtit dhe krejt kabinetit të tij qeverisës

Hykmete Bajrami i kërkon debat Kurtit dhe krejt kabinetit të tij qeverisës

Të ngjajshme

Kurti nesër pret në takim Presientin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të...

Kurti e pret nesër në zyrë Presidentin e KE-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta pres nesër...

Hamza për 100 eurot e ndara nga Qeveria: Blerje e votës me para publike

Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend,...

“Here We Go”, Dumfries arrin marrëveshje me Realin

Real Madridi ka arritur të sigurojë blerjen e parë...

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka sfiduar publikisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke i bërë thirrje për një debat të drejtpërdrejtë lidhur me qeverisjen dhe premtimet e ekzekutivit.

Përmes një postimi në facebook, Bajrami ka akuzuar Kurtin për deklarata të pavërteta dhe ka thënë se ai po shmang përballjen publike me kundërshtarët politikë.

“Po gënjen publikisht.E di që Albin Kurti nuk vjen në përballje me mua. Por ju garantoj se do t’i dilja përballë jo vetëm atij, por edhe krejt kabinetit të tij qeverisës bashkë. Dhe ju garantoj se me fakte dhe me dokumente të qeverisë së tij, jam në gjendje ta demantoj secilën të pavërtetë që po e thotë sonte. Secilën. Prandaj ikë nga përballja, sepse propaganda rrëzohet kur përballet me fakte”, ka shkruar Bajrami./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz