Leo Messi po përgatitet me kujdes maksimal për të arritur në formën më të mirë për ndeshjen hapëse të Argjentinës ndaj Algjerisë më 16 qershor.
Sipas raportimeve të ”Diario Ole”, ylli argjentinas po ndjek një program dy seanca për ditë rikuperimi, duke u përqendruar në rikthimin e plotë fizik para fillimit të Botërorit, shkruan IndeksOnline.
Messi nuk pritet të luajë ndaj Hondurës në miqësoren e radhës, por mund të marrë disa minuta në ndeshjen kundër Islandës, tri ditë më pas.
Plani i tij i rikuperimit përfshin: pushim, rehabilitim të kujdesshëm, rritje graduale të ngarkesave dhe shumë durim, nën mbikëqyrjen e fizioterapistit Luis Garcia dhe trajnerit të fitnesit Luis Martín.
Ndërsa skuadra e Argjentinës zhvillon stërvitjet kolektive, Messi po punon i vetëm në fushë, duke treguar profesionalizëm të lartë dhe përkushtim maksimal për të qenë gati në startin e turneut më të rëndësishëm të futbollit botëror./IndeksOnline/