HomeLajme​A ka rënë marrëveshja SHBA-Iran? Reagon Trump: Informacione të pabaza, bisedimet vazhdojnë

​A ka rënë marrëveshja SHBA-Iran? Reagon Trump: Informacione të pabaza, bisedimet vazhdojnë

Të ngjajshme

Hamza për 100 eurot e ndara nga Qeveria: Blerje e votës me para publike

Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend,...

“Here We Go”, Dumfries arrin marrëveshje me Realin

Real Madridi ka arritur të sigurojë blerjen e parë...

Bisedimet me SHBA ndërpriten për shkak të luftës së Izraelit në Liban

Mediet iraniane raportuan sot se negociatat mes Teheranit dhe...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet që pretendonin se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndërprerë, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se kontaktet dhe negociatat mes palëve kanë vijuar pa ndërprerje gjatë ditëve të fundit.

“Raportet e rreme se Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara ndërprenë bisedimet disa ditë më parë janë të pabaza dhe të pasakta. Bisedimet tona kanë vazhduar pa ndërprerje”, shkroi ai.

Presidenti amerikan theksoi se nuk mund të parashikojë rezultatin përfundimtar të negociatave, por përsëriti thirrjen e tij që Teherani të arrijë një marrëveshje sa më shpejt.

“Nuk e di kurrë se ku do të çojnë këto bisedime, por siç i kam thënë Iranit, është koha që në një mënyrë ose në një tjetër të arrihet një marrëveshje”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se çështja nuk mund të mbetet e pazgjidhur pafundësisht, duke argumentuar se tensionet dhe mosmarrëveshjet mes dy vendeve kanë vazhduar për dekada.

Deklarata e Trump vjen në një moment kur vëmendja ndërkombëtare mbetet e fokusuar te marrëdhëniet SHBA-Iran dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje që do të ulte tensionet mes dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz