Finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygertës, në natën e finales iu prezantua klipi tremujor i qëndrimit të saj në shtëpinë më të madhe në vend.
Ajo tha se publiku tek ajo nuk e ka vlerësuar bukurinë apo edukatën, por sipas saj, femrën e fortë që ka përfaqësuar ajo.
Ndër të tjera, finalistja tha se gjëja e parë që do ta bëjë pas përfundimit të këtij rrugëtimi, është ta përqafojë vajzën e saj, si dhe të takohet me ish-banorët.