BallinaLajmeHoxhaj kritikon Kurtin e Osmanin: U ndalën nga 15 fëmijë serb në...

Hoxhaj kritikon Kurtin e Osmanin: U ndalën nga 15 fëmijë serb në veri

Të ngjajshme

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles në minutat e fundit

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme. Ata...

Renditja pas javës së 26-të në Superligë, buzëqesh Drita

Pas përfundimit të javës së 26-të në Superligën e...

Ymeri: Kosova duhet të ketë strategji për rezervat e naftës dhe kontroll të çmimeve

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri ka kërkuar masa konkrete...

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Klinë, ku ka takuar veteranët.

Hoxhaj me këtë rast ka kritikuar vizitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti në veri duke thënë se ata dje për një grusht vota bënë “turr” për veri, por kolona e tyre u ndal nga të rinjtë serb 15 vjeçar.

Ndërkohë ai ka përmendur që kur ishte PDK-ja në pushtet dhe Hashim Thaçi president, ata shkuan lirshëm në veri.

“Imagjinoni Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, e cila u ngut 1 orë pasi shkoi Hashim Thaçi, dje bëri turrë për një grusht votash bashkë me kryeministrin e famshëm, drejt veriut. Dolën 15 fëmijë serb e ndalën kolonën e U.D. të Presidentit, e ndalën ish-kryeministrin. Unë ju them qe në vitin 2011 i kemi qitë pikat. Në 2017 ne e kemi ndaluar trenin të cilën donte Vuçiqi me përdor për fushatë. Kur e kemi ndalur trenin, AKI e ka pasur njeriun brenda në tren. Në 2018 i kemi thënë Gjuriqit nëse donë me hy në Kosovë lyp leje. Nuk ka lyp leje e kemi arrestu dhe e kemi ngreh zhag nëpër Prishtinën. Në 2019 presidenti jonë ka ecur me anije në Ujman”, ka theksuar ai.

Pëndryshe, Hoxhaj u ka premtuar veteranëve të Klinës, që me ardhjen e tij në pushtet me 2 për qind të bruto-produktit do të përmbyllin transformimin e FSK-së në vitin 2025.

Ai ka shtuar se vendimi i tij i parë, do të jetë rritja e pensioneve prej 170 në 300 euro.

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota ka theksuar theksoi se liria ka sfidë e sakrificë, që sot e pas dy dekadave Kosova po detyrohet ta paguajë.

“Shoqëria kosovare hynë në këto gara zgjedhore pa liderët e saj. Pa Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Calin e Jakup krasniqin, Nasim Haradinajn. Kjo e ka një gjenezë, një burim i cili po ujitet nga ata të cilët nuk e kanë dashur këtë liri. Kujt i ka shkuar në mendje që kur i keni kap armët qe kemi me pas nevojë me pagu këtë liri. Ky unitet, ky bashkim rreth vlerave e ka domethënien e vet”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz