back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeHoxha Omer Bajrami thotë se FaceApp është haram

Hoxha Omer Bajrami thotë se FaceApp është haram

Të ngjajshme

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar...

Ide dhuratash për Shën Valentin sipas personalitetit të partnerit

Shën Valentini është momenti ideal për të zgjedhur një...

BE-ja ashpërson ligjet e azilit, kërkesat nga kosovarët do të përpunohen më shpejt

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që...

Hoxhë Omer Bajrami është duke konsideruar se aplikacioni që u bë viral duke mundësuar që të dukesh më i vjetër, është haram.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhë Omer Bajrami ka thënë se këto aplikacione nuk janë në rregull në aspektin fetar.

“Aplikacionet për ndryshimin e pamjes së njeriut nga pamja reale, qoftë duke e bërë atë më të ri apo më të vjetër, qoftë duke i shtuar apo duke i hequr ndonjë gjë, nuk janë në rregull në aspektin fetar. Keni kujdes!”, ka shkruar Hoxhë Omer Bajrami.

Disa përdorues kanë pohuar se FaceApp automatikisht i ngarkon të gjitha fotot e telefonit tuaj në serverat e kompanisë, në momentin e parë që ju e përdorni këtë aplikacion. Sidoqoftë ekspertët e sigurisë kanë hedhur dyshime mbi këtë pretendim.

Në pjesën e aplikacionit që i dedikohet përdorimit të informacioneve thuhet se, “aplikacioni mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz