BallinaLajmeHoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike përmes projekteve rajonale

Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike përmes projekteve rajonale

Të ngjajshme

Ambasadori gjerman: Kosovës i duhen institucione stabile për të çuar përpara agjendën evropiane

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi rëndësinë e...

Hendboll: Tifozët boshnjakë duartrokitin himnin e Kosovës, e cila po luante si mysafire

Gjatë natës së mbrëshme, kombëtarja e Kosovës në hendboll...

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Grlic-Radman.

Hoxha informoi se gjatë bisedës u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i fortë strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë.

Po ashtu, sipas ministrit shqiptar, u theksua rëndësia e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç, përfshirë ekonominë, energjinë, mbrojtjen dhe turizmin.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike përmes projekteve madhore rajonale, si Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe zgjerimi i tij me Gazsjellësin Joniano-Adriatik si dhe mbi Iniciativën e Tre Deteve, shtylla të rëndësishme për rritjen dhe qëndrueshmërinë në Evropën Juglindore”, u shpreh Hoxha.

Ai njoftoi se gjatë bisedës shkëmbeu gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar përgjegjësinë e përbashkët si aleatë në NATO, për të kontribuar në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive.

“Si partnerë të afërt, mbetemi të përkushtuar fort për avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe një të ardhmeje të përbashkët evropiane për rajonin”, u shpreh ministri shqiptar, Ferit Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz