Trump përjashton mundësinë e armëpushimit me Iranin: Ata janë të mbaruar
dp

Lexo edheAmbasadori gjerman: Kosovës i duhen institucione stabile për të çuar përpara agjendën evropiane

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk pranon idenë e një armëpushimi me Iranin, pothuajse tre javë pas fillimit të konfliktit.
“Unë nuk dua një armëpushim. E dini, nuk bëhet armëpushim kur po shkatërrohet plotësisht kundërshtari”, tha Trump për mediat, para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë drejt Floridës.
Presidenti shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë neutralizuar flotën, aviacionin dhe mbrojtjen kundërajrore të Iranit, duke deklaruar se “gjithçka është jashtë funksionit”.

Lexo edheAmbasadori gjerman: Kosovës i duhen institucione stabile për të çuar përpara agjendën evropiane
Ai theksoi gjithashtu se SHBA ka liri veprimi, megjithëse pranoi se Irani vazhdon të “bllokojë” ngushticën e Hormuzit. “Por nga pikëpamja ushtarake, ata janë të mbaruar”, shtoi Trump.