BallinaLajmeHoti: Nëse kalon demarkacioni i 2015-s, kërkohet përgjegjësi

Hoti: Nëse kalon demarkacioni i 2015-s, kërkohet përgjegjësi

Të ngjajshme

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “në përfundim të afatit për ratifikimin e demarkacionit, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE, nga Qeveria paralajmërohet gjetja e një ‘zgjidhjeje’.

Sipas tij, është e qartë se me këtë ‘zgjidhje’ zyrtarët e Qeverisë u referohen neneve të marrëveshjes së vitit 2015, të cilët garantojnë rishikimin e saj në rast se paraqiten fakte të reja, shkruan Hoti në faqen e tij facebook.

Ai më tutje ka thënë se “ta kenë të qartë se nëse kjo ‘zgjidhje’ është ratifikimi i marrëveshjes së vitit 2015, kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjësi për vonesën 3- vjeçare të liberalizimit të vizave, djegies së institucioneve dhe dëmtimit të imazhit publik të Kosovës”.

Ndryshe, java e ardhshme mund të jetë vendimtare për Kosovën, nëse do të arrijë të zë afatin e fundit për t’u përfshirë në agjendën evropiane, duke ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kriteri i fundit i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz