BallinaLajme“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Të ngjajshme

Rama: Marrëdhënia e Shqipërisë me BE-në, më e afërt se kurrë

Kryeministri Rama hodhi poshtë dhe njëherë pretendimet se negociatat...

50 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar...

MINTI publikon çmimet e derivateve për dy ditët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet të fillojë seanca gjyqësore në rastin e njohur mes dy grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, shkruan IndeksOnline.

Në këtë seancë pritet të bëhet leximi i aktakuzës si dhe deklarimi i të akuzuarve lidhur me fajësinë e tyre.

Seanca e kaluar nuk ishte zhvilluar për shkak se nuk kishte përfunduar ekspertiza psikiatrike dhe psikologjike për të akuzuarin Valdrin Ademi.

Gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte bërë të ditur se Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkonte edhe kohë shtesë për përfundimin e raportit, i cili është i domosdoshëm për vlerësimin e gjendjes mendore të të akuzuarit dhe aftësinë e tij për t’iu nënshtruar gjykimit.

Po ashtu, në këtë proces janë të përfshirë edhe të pandehurit Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci, të cilët ndodhen në arrati, ndërsa ndaj tyre është ngritur aktakuzë në mungesë.

Rasti lidhet me përplasjen e armatosur për motive hakmarrjeje të ndodhur më 1 shtator 2024, ku mbeti i vrarë P.G./IndeksOnline/

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet të seanca gjyqësore në rastin e njohur mes dy grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, shkruan IndeksOnline.

Në këtë seancë pritet të bëhet leximi i aktakuzës si dhe deklarimi i të akuzuarve lidhur me fajësinë e tyre.

Seanca e kaluar nuk ishte zhvilluar për shkak se nuk kishte përfunduar ekspertiza psikiatrike dhe psikologjike për të akuzuarin Valdrin Ademi.

Gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte bërë të ditur se Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkonte edhe kohë shtesë për përfundimin e raportit, i cili është i domosdoshëm për vlerësimin e gjendjes mendore të të akuzuarit dhe aftësinë e tij për t’iu nënshtruar gjykimit.

Po ashtu, në këtë proces janë të përfshirë edhe të pandehurit Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci, të cilët ndodhen në arrati, ndërsa ndaj tyre është ngritur aktakuzë në mungesë.

Rasti lidhet me përplasjen e armatosur për motive hakmarrjeje të ndodhur më 1 shtator 2024, ku mbeti i vrarë P.G./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz