BallinaRegjionaleMitrovicëRruga nacionale Prishtinë – Mitrovicë do të mbajë këtë emër

Rruga nacionale Prishtinë – Mitrovicë do të mbajë këtë emër

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Rruga e tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, do të jetë emërtimi i auto-rrugës Prishtinë – Mitrovicë, vendim ky i Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nismë kjo e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies së tyre për lirinë e vendit.

Kopja e vendimit dhe flamuri shqiptar ishte dhurata simbolike që Kryeministri Haradinaj u dha familjarëve të heronjve, në pritjen që u bëri atyre, paraditen e së shtunës.

Ky vendim është marrë të enjten, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, në shenjë nderimi për këta tre heronj që në vitin 1997 kanë rënë pikërisht në një pikë të këtij segmenti rrugor.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj, vlerësoi lartë kontributin dhe luftën e lavdishme për liri të Zahirit, Edmondit e Hakifit, duke thënë se me sakrificën e tyre sublime trasuan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë të shtetit tonë.

Ndërkaq, familjarët e heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu, falënderuan kryeministrit Haradinaj për vendimin e marrë në Qeveri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz