Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës.
E deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka deklaruar se mungesa e transparencës në proceset e dialogut me Serbinë është shqetësuese për kuvendin dhe qytetarët e Kosovës.
Hoti tha se ka përshtypjen që zhvillimet në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit kanë ndikuar që qeveria të hezitojë të raportojë në kuvend për këtë proces.
“Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, do të flas për dy tema nacionale, e para është dialogu me Serbinë. Gjatë këtyre muajve dhe viteve, në menaxhimin e këtij procesi është një kthim prapa dhe nuk është hera e parë që po e përmendim, sepse ka pasur një dakordim që ky proces të orientohet drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke, ndërkohë që tash është kthyer mbrapa, në atë që ne e kemi quajtur për vite të tëra, dialog teknik”, tha Hoti./Indeksonline/