Hoti i reagon Grenell-it për rifillimin e dialogut me Serbinë: Hap kyç për normalizim të marrëdhënieve!
01

Lexo edheGrenell: Serbia do ta ndalë përkohësisht fushatën për çnjohje të Kosovës

Ai ka shkruar se ka marrë angazhim nga të dyja shtetet për ta filluar dialogun dhe për t’u ndalë fushata e mosnjohjes, transmeton Indeksonline.
Pas, presidentit Thaçi, njoftimit të ambasadorit Grenell i ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.
Ky i fundit ka thënë se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.
“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë, veçanërisht me Qeverinë e SHBA-së dhe Richard Grenellin, ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve.
Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti.

Lexo edheGrenell: Serbia do ta ndalë përkohësisht fushatën për çnjohje të Kosovës
Coordinated activities with our int partners, especially with @USAGov and @RichardGrenell has yielded the first results, prompting Serbia to halt its derecognition campaign. Continuation of the dialogue is a key step for the normalization of relations and mutual recognition! https://t.co/peqLiQVYo2
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 15, 2020