back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaUncategorizedHoti i kundërpërgjigjet Kurtit për dialogun: Të gjitha dokumentet për procesin t’i...

Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit për dialogun: Të gjitha dokumentet për procesin t’i kam dorëzuar

Të ngjajshme

Moti për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i...

Jo veç Luana, edhe Brikey pranon dhuratë 200 trëndafila për ditëlindje!

Ish-banorja e “BBVK”, Brikenda Karrica, ditën e sotme feston...

Policia me apel për komunikacion, pas reshjeve të shiut

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të...

Çfarë informacione kishte Haxhiu nga AKI për të mos emëruar Radomir Llabanin si noter?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit aktual, Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut pasi ky i fundit ka deklaruar se më shumë ka kuptuar për procesin në Bruksel se sa që ka gjetur dokumente në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Hoti përmes Facebook-ut ka thënë se qeveria e tij ka përgatitur dokumentin “Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë”, i cili është prezantuar në Kuvend dhe është diskutuar me shoqërinë civile. Deputeti i LDK-së ka thënë poashtu se të gjitha dokumentet ia ka dorëzuar Kurtit me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Të gjitha dokumentet e dialogut në qeverinë paraprake i janë dorëzuar kryeministrit aktual me rastin e dorëzimit-pranimit të detyrës. Një folder i protokolluar formalisht përmban në veçanti këto dokumente: – Pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë,- Raport i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun (samitet, takimet në Bruksel të nivelit të lartë, takimet e koordinatorëve për dialog, vizitat në Prishtinë të ndërmjetësit për dialog, komunikimi me opozitën, koordinimi me Ëashingtonin, vizitat në vendet e Quintit për konsultim lidhur me dialogun, takimet me ambasadorët e Quintit dhe të vendeve të BE-së në Prishtinë lidhur me dialogun, përgatitjet e bëra etj.)- Të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut. – Dokumentin voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës.- Vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog, – Marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka thënë se mbetet i hapur për çdo informatë lidhur me dialogun për kohën sa ka shërbyer si kryeministër.

“Kryeminsitri aktual ka pranuar TË GJITHA informatat për TË GJITHA zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit”, ka thënë Hoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz