Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë
dp

Lexo edheMusliu-Shoshi akuzon VV-në për refuzimin e pesë amendamenteve: Për kë ka buxhet ky shtet?

Protesta para Kryeministrisë në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit.
Pak minuta më parë, protestuesit kanë hedhur molotov edhe në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë pozicionuar në njërën anë të Kryeministrisë, brenda perimetrit të institucionit.
Ndërkohë, pritet që në zonë të shtohen forcat e policisë. Siç raporton gazetarja Sara Demushi, autoboti me ujë po afrohet pranë protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Deri në këto momente, efektivët e policisë nuk kanë bërë thirrje drejtuar protestuesve.

Lexo edheMusliu-Shoshi akuzon VV-në për refuzimin e pesë amendamenteve: Për kë ka buxhet ky shtet?
Pas hedhjes së molotovëve dhe aktivizimit të zjarrit, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për shuarjen e flakëve.