back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKjo është shuma që pritet të paguhen negociatorët e Kosovës në Bruksel

Kjo është shuma që pritet të paguhen negociatorët e Kosovës në Bruksel

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Janë gjashtë ekspertë të jashtëm të cilët i janë bashkuar grupit për procesin e dialogut me Serbinë dhe agjendave tjera që ndërlidhen me dialogun.

Ky grup ekspertësh përbëhet nga Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi dhe së shpejti këtij grupi pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala.

Ndërsa sa i përket pagesës, ky grup do të paguhet nga Ambasada e Norvegjisë nëpërmjet një memorandum mirëkuptimi që Grupi për Ballkan (BPRG ) ka nënshkruar më 22 prill me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gazeta merr vesh nga burimet e saj se ky ekip pritet të paguhet 3500 euro neto, pa meditje nga Ambasada e Norvegjisë.

Sipas Grupit për Ballkan ekspertët e angazhuar ofrojnë ekspertizë, mbështetje profesionale dhe përmbajtjesore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog.

Kujtojmë se Qeveria e kaluar kishte paguar koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni nga paratë e shtetit.

Hyseni ishte paguar sa një zëvendësministër.

“Paga është e barasvlershme me pagën e zëvendësministrit sipas praktikave me raste të ngjashme. Ndihmësit, asistentët profesionalë të përkohshëm të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë sipas vendimit të qeverisë të datës 2 korrik 2020, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es të kryeministrit”, kishte thënë asokohet ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Kujtojmë se paga bruto e një zëvendësministri është 1,150 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz