BallinaLajmeHoti: Haradinaj për keqardhje, s’del nga lëkura e liderit partiak

Hoti: Haradinaj për keqardhje, s’del nga lëkura e liderit partiak

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka thënë se Ramush Haradinaj është për keqardhje se si nuk po del nga lëkura e liderit të partisë kur tashmë është kryeministër i vendit.

“Unë nuk e kuptoj pozicionin e tij, që është për keqardhje dhe nuk del prej lëkurës së liderit të AAK’së, ai tash është kryeministër i vendit, dhe si i tillë duhet të ketë në rend të parë interesat e vendit”, ka thënë shefi i Grupit parlamentar të LDK’së.

Hoti ka treguar dallimet që kanë me AAK’në për demarkacionin.

“Ne jemi pajtuar për Marrëveshjen e nënshkruar dhe deklaratën e dy presidentëve. Ne kemi kërkuar që neni 3 të formulohet “për orientim të deputetëve” dhe të jenë të bashkëngjituara të gjitha raportet e komisioneve. Neni 3 i adreson shqetësimet tona. PDK dhe NISMA kanë mbështetur propozimin, por jo edhe AAK’ja. AAK nuk ka pranuar të ndryshojë asnjë shkronjë”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se LDK mbetet e hapur dhe pret që të tejkalohet kjo situatë.

“Ne jemi të hapur, të interesuar që të përmbyllet kjo çështje, që të arrihet një konsensues, që të kalohet përpara. Por për neve është e papranueshme që një raport që thotë se Kosova humbë 8 e 200 hektarë, një raport që akuzon të tjerët, nuk ka logjikë të marrë mbështetjen”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz