BallinaLajme"Demarkacioni kalon të mërkurën"

“Demarkacioni kalon të mërkurën”

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është interes shtetëror, por që Kuvendi i Kosovës nuk po ia del assesi ta kryejë këtë obligim. Pavarësisht, se as të premten kjo çështje nuk mori epilog dhe seanca e jashtëzakonshme u ndërpre që në fillim, analistët besojnë se deri të mërkurën ku edhe do të  mbahet vazhdimi i seancës,  do të gjendet një zgjidhje.

Analisti Rrahman Paçarizi për Telegrafin ka thënë se partitë politike duhet të ulen dhe të gjejnë formulime të përshtatshme për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, ratifikimi i Marrëveshjes së  demarkacionit në Kuvendin e Kosovës është interes shtetëror.

“Hapat janë të thjeshtë, partitë politike duhet të ulen dhe gjatë këtyre ditëve të gjejnë formulime të përshtatshme që nuk e lëndojnë sedrën e asnjë lideri politik. Futja e raportit të Komisionit të udhëhequr nga Bulliqi në të njëjtën pako është e dëmshme dhe me pasoja direkte juridike për deputetët. Megjithatë kalimi i demarkacionit është interes shtetëror dhe duhet të gjendet një formulim i përshtatshëm që të futet në pako”, theksoi Paçarizi.

Edhe analisti Imer Mushkolaj  u shpreh se arritja e një kompromisi se çfarë duhet të përmbajë ligji, që do të votohet është e domosdoshme.

Mushkolaj theksoi se tashmë AAK-ja dhe LDK-ja me qasjen e tyre po përpiqen të arsyetohen para elektoratit të tyre, por sipas tij është e qartë se do të votohet versioni i vitit 2015.

“Besoj se deri të mërkurën do të gjendet një zgjidhje dhe projektligji do të miratohet”, tha Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin.

Ndërkaq, pas shtyrjes së seancës për miratimin e këtij projektligji ka reaguar ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili ka kërkuar nga partitë politike që të arrijnë marrëveshje dhe sa më parë të ratifikojnë Marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Ndryshe, pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit, seanca për demarkacionin është ndërprerë, për të vazhduar të mërkurën në ora 10:00./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz