back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeHoti: Dialogun e udhëheq unë, për çdo zhvillim i raportoj Kuvendit

Hoti: Dialogun e udhëheq unë, për çdo zhvillim i raportoj Kuvendit

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sot sërish për procesin e dialogut me Serbinë, që pritet të rinisë gjatë këtij muaji.

Para mediave, Hoti ka thënë se Këshilli i Ekspertëve i formuar dje, do ta mbështes profesionalisht qeverinë në procesin e dialogut, shkruan lajmi.net.

“E kemi formuar një trupë që është këshilli i ekspertëve që është brenda Zyrës së Kryeministrit që do të mbështesë profesionalisht në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.

Hoti nuk e ka lënë pa përmendur as kompetencat kushtetuese në dialog. Ka thënë se ky proces udhëhiqet nga ai, dhe se për çdo zhvillim ai do t’i raportojë Kuvendit.

“Kryeministri në bazë të Kushtetutës është në krye të dialogut, i cili koordinon punën edhe të këshillit të ekspertëve dhe të forumit të liderëve dhe komunikimi me Kuvendin, unë do t’i raportoj Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, ka shtuar kryeministri.

Ndryshe, BE tashmë e ka qartësuar se korriku do të jetë muaji kur edhe do të rinisë dialogu mes dy shteteve.

Ndërkaq, ndonëse ishte paralajmëruar, SHBA-të nuk e kanë caktuar ende datën e një takimi të radhës në Uashington, pas dështimit të të parit, që planifikohej të mbahej më 27 qershor. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz