Homazhe për 376 viktimat e Masakrës së Mejës, Abdixhiku: Liria kërkon drejtësi
dp

Lexo edheKurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

Me këtë rast, Abdixhiku kujtoi se 376 civilë shqiptarë, mes tyre edhe fëmijë, u ndalën dhe u ndanë me forcë nga familjet e tyre, për t’u vrarë më pas nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
Sipas tij, krimi nuk përfundoi me vrasjet, pasi shteti serb organizoi edhe fshehjen e trupave, të cilët u bartën rreth 280 kilometra larg, në Batajnicë, ku u varrosën në varre masive.
“Sot, mes këtyre familjeve, e kupton se koha nuk mbyll gjithçka. Ka dhimbje që mbeten, të qeta në pamje, por të pandryshuara në thelb”, u shpreh ai.

Lexo edheKurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive
Abdixhiku theksoi se kjo ditë nuk është vetëm kujtim, por edhe reflektim për të kaluarën dhe përgjegjësinë për të mos harruar.
Ai shtoi se liria e Kosovës është e shtrenjtë dhe kërkon përgjegjësi, duke nënvizuar nevojën për drejtësi për viktimat dhe ruajtjen e kujtesës historike.