Hiti “Despacito” thyen shtatë rekorde botërore të ‘Guinness’

Janari i vitit 2017 solli një nga hitet më të mëdha në tregun muzikor global.
Ishte ky hiti “Despacito”, këngë e kënduar nga Luis Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber.
Deri më tani, kjo këngë ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve në YouTube, duke u bërë videoja më e klikuar ndonjëherë në historinë e këtij kanali.
Ndërkohë, “Billboard” ka bërë të ditur së fundmi se kjo këngë ka thyer gjithsej edhe shtatë rekorde botërore të Guinness.

Lexo edheGashi: Strategjia e Kulturës të përfshijë konsultime të të gjithë akterëve
Janë gjithsej këto rekorde që “Despacito” theu në një afat kohor prej një viti e gjysmë:
* Kënga që qëndroi më së shumti javë në top listën Latine të Billboard
* Videoja muzikore më e shikuar online
* Videoja muzikore më e pëlqyer onlne Videoja muzikore më e shikuar në YouTube
* Kënga më e dëgjuar në botë
* Videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliard shikime
* Videoja më e shikuar online.
I lumtur për këtë gjë, Luis Fonsi publikoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqej me shtatë mirënjohjet e marra nga Guinness. /Telegrafi/














