Higuain tregon pse refuzoi Chelsean dhe zgjodhi Milanin
dp·

Gonzalo Higuain ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të refuzojë Chelsean dhe të zgjedh Milanin.
Sulmuesi argjentinas pas zyrtarizimit te Milan, ka thënë se ka refuzuar Chelsea shkaku i mos interesimit të përgjithshëm nga kjo skuadër, duke shtuar se e ka kërkuar vetëm trajneri Maurizio Sarri.
Sulmuesi argjentinas pas zyrtarizimit te Milan, ka thënë se ka refuzuar Chelsea shkaku i mos interesimit të përgjithshëm nga kjo skuadër, duke shtuar se e ka kërkuar vetëm trajneri Maurizio Sarri.
Higuain pas dy sezoneve të kaluara te Juventus, këtë javë në formulën e huazimit kaloi te Milan, me të drejt blerje në fund të sezonit.
“Me sinqeritetin më të madh, respektin për Sarrin e kam të madh, por ai ishte i vetmi që më dëshironte te Chelsea”, ka deklaruar Higuain.
“Këtu te Milan më dëshironin të gjithë, dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu”.

Lexo edheZYRTARE: Juventus në Serie C!
Higuain në dy sezone te Juventus që pas transferimit nga Napoli, ka shënuar 55 gola në 105 paraqitje./Lajmi.net/















