Hidhet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona dhe Reali me kundërshtarë të fortë

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit në Spanjë.
Gjatë ditës së sotme (e premte) organizatorët e Federatës Spanjolle të Futbollit kanë hedhur shortin për çerekfinalet e Copa del Rey.
Pas hedhjes së shortit janë mësuar tashmë çiftet, ku nuk mungojnë ndeshjet e forta dhe interesante.
Çifti i parë i përzgjedhur është ai në mes të Real Madridi dhe Real Sociedadit, ndeshje që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Barcelona ishte në çiftin e dytë dhe për kundërshtar do ta ketë Athletic Bilbaon, takim të cilin katalunasit do të luajnë në udhëtim.


Lexo edheKy qytet është që 700 vite pa xhami, ish-futbollisti i njohur vendos ta ndërtojë një me paratë nga xhepi i tij
Çiftet çerekfinale në Copa del Rey
Dy çiftet tjera janë ai në mes të Granada dhe Valencia, ndërsa befasia e këtij edicioni, Mirandes do të luaj me Villarrealin.
Ndeshjet do të luhen të martën me 4, të mërkurën me 5 dhe të enjten e 6 shkurtit.
Në këtë fazë do të jenë një lojë e vetme për herë të fundit, pasi gjysmëfinalja do të jetë me dy lojë, vajtje-ardhje. /Telegrafi/














