Heroi i të varfërve “Robin Hood”, në kinema “Imperial”
03

Lexo edheNexhmije Pagarusha qytetare me merita të veçanta, shteti jep mjete në baza mujore për të

Taron Egerton, Ben Mendelsohn, Jamie Dornan, Jamie Foxx e shumë yje të tjerë të kinemasë, bashkojnë forcat në variantin më të ri kinematografik të ‘Robin Hood’, i cili vjen prej fundit të Nëntorit në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.
Regjisori i ‘Robin Hood’ ka preferuar që të shtyjë xhirimet e këtij filmi, për të pritur personazhin kryesor Taron Egerton, i cili gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar edhe me xhirimet e “Kingsmen-the Golden Circle”.
Gjatë xhirimeve të filmit në Dubrovnik, aktori Jamie Foxx është përballur me një incident, teksa po darkonte me miqtë e tij, dy kroatë i afrohen dhe hedhin drejt tij batuta diskriminuese për shkak të racës së tij.

Lexo edheNexhmije Pagarusha qytetare me merita të veçanta, shteti jep mjete në baza mujore për të
Kjo ka bërë që të mbërrijë policia vendase dhe dy kroatët, që mesa duket nuk e njohën yllin e Hollowood-it, të përfundojnë në burg. ‘Robin Hood’-i i fundit është ai i prodhuar në vitin 2010, ndërsa i pari në 1908-ën, plot 110 vite më parë.
Top Channel