back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeHaziri: Ka pengesa tjera në bisedimet me VV’në , jo çështja e...

Haziri: Ka pengesa tjera në bisedimet me VV’në , jo çështja e Presidentit dhe Ministrive

Të ngjajshme

105-shi i VV-Guxo, Tafil Peci- Boletini nis ditën nga Boletini, pranë kullës së heroit Isa Boletini

Kandidati për deputet nga koalicioni Vetëvendosje–Guxo, Tafil Peci, i...

Bedri Hamza tregon se çka i kërkuan amerikanët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat...

S’mundet pa cigare, portieri i Barcelonës kapet duke përdorur “snus”

Skuadra e Barcelonës ditë më parë luajti ndaj Villarrealit,...

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?

Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet...
- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetqvendosje sot do të kenë takimin e radhës për përpjekje të një marrëveshje për koalicionin mes tyre. Isa Mustafa dhe Albin Kurti do të takohen pasditen e sotme. Ndërkaq nga takimi i së mërkurës, nga këto parti deklaruan se janë afër marrëveshjes. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po thotë se çështja e Presidentit dhe Ministrive nuk janë pengesë në bisedimet mes dy partive

- Advertisement -

Haziri ka theksuar se takimi në mes të liderëve do të mbahet sot, duke theksuar se shpreson që të arrihet marrëveshja.

“Sot pasdite mbahet takimi, liderët e caktojnë kohën dhe vendin. Ne po shpresojmë, përafrimi që ka ndodhë në finalizimin e marrëveshjes mund të rezultojë me arritjen e marrëveshjes, ende ka nevojë me u qartësu pozicionet tona në mënyrë që me u eleminu çdo problem në të ardhmen”, ka thënë Haziri.

Haziri ka theksuar se pengesat mes partive nuk kanë të bëjnë me postin e Presidentit dhe numrat e ministrive siç po pretendohet. Ai ka thënë se ka pengesa tjera në bisedimet me Vetëvendosjen.

“Nuk ka të bëj me kërkesë specifike e aq më pak me atë që po shkruhet e lexohet në sektor, apo me numrat e ministrive, nuk është kjo pjesë as e bisedave të fundit që po bëhen, ne jemi tu i diskutu pengesat tjera”, tha ai për GazetaBlic.

Haziri ka folur edhe për emrat e ministrave të propozuar nga Kurti, për të cilët ka thënë se janë emra kredibil, por iu mbetet deputetëve të vendosin a do t’i votojnë apo jp.

“Emrat janë kredibil, është e drejtë e kryetarit të partisë në këtë rast e Kurtit me vlerësu se kush janë përfaqësuesit më të mirë të popullit, përshtypja ime e parë është se emrat janë kredibil janë përfaqësues dhe tani mbesin deputetet e Kuvendit me vendos për ta me i votu apo jo”, tha ai.Haziri tha se LDK nuk i ka diskutuar emrat për kabinet qeveritar, shton se së pari duhet të nënshkruhet marrëveshja VV-LDK, më pas të miratohet nga Këshilli dhe Kryesia e LDK-së e në fund të diskutohen emrat për zëvendëskryeministër e ministra.“Ne duhet të kryejmë marrëveshjen dhe pastaj të vendosim për emra, duhet kryer marrëveshjen, duhet vendos pastaj me kryesinë dhe këshillin e përgjithshëm të LDK-së dhe pastaj diskutojmë për emrat, e ky është larg si proces, pa u kry marrëveshja nuk vendosim për emrat”, ka thënë Haziri./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz