BallinaLajmeHaxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Të ngjajshme

KFOR zhvillon stërvitje intensive ushtarake në Pejë

Ekipet e ushtarëve nga vende të ndryshme brenda Komandës...

Arrestohet personi i dyshuar për vrasje në tentativë një muaj pas ngjarjes

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person për...

Befason Amir Rrahmani: Napoli është shtëpia ime, nuk është më në Kosovë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një deklaratë...

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin 1999, ditën kur nisën bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe, duke e cilësuar si një moment që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo theksoi se ndërhyrja e 19 vendeve të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi si përgjigje ndaj dhunës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sipas saj, fushata ajrore 78-ditore u ndërthur me qëndresën e UÇK-së në terren, duke shënuar një kthesë vendimtare për vendin.

Ajo nderoi rolin e NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe kontributin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë që, siç u shpreh, nuk e lanë Kosovën vetëm në momentet më të vështira. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz