Hashim Thaçi tregon ku do të jetë pasi të kryejë mandatin si president
BILLI
Lexo edheMilaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Gazetën Dita ka folur për çështjet e fundit politike në vend.
Ai gjithashtu është deklaruar për të ardhmen e tij politike. I pyetur se ku do të jetë pas disa viteve, Thaçi ka deklaruar se ai do të jetë aty ku ishte gjithmonë, sipas tij, duke punuar për Kosovën dhe shqiptarët.
“Pyetja është se ku do të jetë Kosova pas disa viteve. Shpresoj dhe besoj që do të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së, së bashku me Shqipërinë dhe tërë rajonin tone”. – ka deklaruar presidenti Thaçi.

Lexo edheMilaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj
Thaçi kohëve të fundit është konfrontuar ashpër me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, të cilin, e ka quajtur argat të Millosheviqit.