back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeHasani: Mos i helmoni fëmijët me alkool e duhan

Hasani: Mos i helmoni fëmijët me alkool e duhan

Të ngjajshme

Barcelona me mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Levantes

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shpallur listën e...

Vdes një 39-vjeçare nga Kosova në spitalin e Tiranës

Një 39-vjeçare nga Kosova ka vdekur në Spitalin e...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në...

Letra e Arta Bajramit, sqarohet këngëtarja: S’është shkruar për asnjë parti politike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka reaguar pas...

A është sërish problem blerja e librave për nxënësit?

Ministria në detyrë e Arsimit në Kosovë ka hapur...

Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtoj aktivitetin e saj në mbrojtjen e fëmijëve nga blerja dhe shitja e duhanit.

Duke lejuar që fëmijët të blejnë duhan edhe pse nuk e kanë kaluar moshën e pjekurisë po shkelen parimet e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve dhe legjislacioni kosovar për duhanin.

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani tha se të miturit nuk duhet të lejohen të konsumojnë dhe tu shitet alkool ose pije alkoolike në klube dhe vende publike.

“Qeveria e Rinisë Evropiane të Kosovës ( KREK) me qëllim të përmirësimit të imazhit të Kosovës si një vend që ruan dhe garanton liri dhe barazi për të rinjtë e saj përmes kësaj konference ka për qëllim të informimit dhe  krijimit të një mbrojtje preventive dhe efikase të të miturve nga dukuritë negative, duke kërkuar nga afaristët që t’i respektojnë normat ligjore dhe ndërkombëtare për ndalimin e shitjes së duhanit tek të rinjtë nën moshën 16 vjeçare”, deklaroi Hasani.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë dhe ministritë tjera gjegjëse duhet të organizojnë takime e trajnime, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shitësve të duhanit për moshën minimale ligjore të lejuar në Republikën e Kosovës si dhe angazhimin e tyre për të mos u shitur cigare të miturve.

“Gjithashtu nëpër ambientet e shitjes së produkteve të duhanit nëpër pikat e kontaktuara duhet të mbështes dhe financoj letër ngjitës të dukshëm për konsumatorët, me mbishkrimin ‘Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç’ dhe në këtë mënyrë edhe inspektorët shtetëror  dhe sektori privat të jenë më efikas në parandalimin e kësaj dukurie e cila po i shkatërron të rinjtë Kosovar , u tha nga drejtuesit e Rinisë Evropiane në Kosovë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz