Haradinaj viziton shkollën ku kishte qenë nxënës

I pari i Qeverisë së Kosovës ka vizituar objektin shkollor në të cilin ka qenë nxënës. Ramush Haradinaj këtë vizitë e ka bërë me rastin e shënimit të ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Maxhun Çekaj” në Irzniq.
Gjatë kësaj ceremonie, ai ka kujtuar kohën kur ka qenë nxënës në këtë shkollë.
“Unë e kam vlerësuar që të marrë një kohë dhe të jem këtu për shkak edhe të banorëve të këtij vendi, të vlerës humane dhe familjare dhe vlerës kombëtare dhe patriotike e kontributit për liri”, ka thënë ai.

Lexo edheAvokati nga Zvicra padit reperen Loredana Zefi
Haradinaj, gjithashtu, ka folur edhe për Maxhun Çekajn.
“Kjo shkollë mban një emër të respektuar, origjinal dhe askush nuk mundet me e kundërshtua apo me gjetë ndonjë defekt të emrit të shkollës, Ai ishte njeri i jashtëzakonshëm, një edukator shembull, por u kthy në prind për luftëtarët e rinj, i edukoi, i aftësoi dhe nuk i la vetëm”, ka shtuar ai.














