Haradinaj: Vizat hiqen brenda pak javësh

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Shkup ku edhe po zhvillohet Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor.
Ndër të tjerash Haradinaj sonte ka darkuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini si dhe kryeministrat e rajonit.
Haradinaj nga Shkupi ka dhënë edhe një deklaratë për vizat ku sipas tij deri të liberalizimi na ndajnë vetëm edhe pak javë.
Lexo edhePërplas për vdekje me makinë 75-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes
“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh ”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndryshe një gjë e tillë nuk është deklaruar nga përfaqësuesit BE-së, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim vizash./Indeksonline/














