back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeHaradinaj udhëtoi në Hagë me aeroplanin privat të Behgjet Pacollit

Haradinaj udhëtoi në Hagë me aeroplanin privat të Behgjet Pacollit

Të ngjajshme

Me disa orë vonesë, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është nisur për në Hagë. Kjo pas vonesave të kompanisë së fluturimit, me të cilën ishte planifikuar udhëtimi i Haradinajt.

Megjithatë, Haradinaj për në Hagë nuk ka udhëtuar me kompaninë e aranzhuar.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për “Kohavisionin” ka konfirmuar se kreu i Qeverisë në dorëheqje, ka udhëtuar me aeroplanin privat të Pacollit.

Para nisjes për në Holandë, Haradinaj ka folur për “Reuters”-in duke konfirmuar se nëse nuk ka aktakuzë ndaj tij, do të rikandidojë me AAK-në në zgjedhje.

Haradinaj, në Facebook ka shkruar se në Hagë shkon si qytetar i Kosovës, derisa aty ka folur edhe për gatishmërinë e vendit që t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë, por që marrëveshja finale ndërmjet shteteve të jetë njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues.

Kreu i AAK-së, të premten e kaluar, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas ftesës për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në letrën e dorëheqjes, Haradinaj megjithatë ka konfirmuar se do ta vazhdojë punën si kryeministër në dorëheqje deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz