Mihali: Kanë mbetur edhe 7 ditë për zgjedhjen e Presidentit, nëse dështon Kuvendi, zgjedhjet mbahen në nëntor
dp

Lexo edhe“Kosova foli me një zë”: Përparim Rama reagon për miratimin e deklaratës për aktgjykimin e Speciales

Mihali tha se kanë mbetur edhe shtatë ditë nga afati për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa ka paralajmëruar se, në rast se Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin, vendi do të shkojë në zgjedhje në nëntor.
“Kanë mbetur edhe vetëm 7 ditë nga afati për zgjedhjen e Presidentit. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh zgjedhjet mbahen në fillim apo mes të nëntorit”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Sipas saj, pa e nxjerrë Kushtetuesja aktgjykimin, nuk dihet rruga tutje.
“Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë Aktgjykimin dhe askush nuk e di se si vijohet më tej”, shkroi ajo.

Lexo edhe“Kosova foli me një zë”: Përparim Rama reagon për miratimin e deklaratës për aktgjykimin e Speciales
“Kështu e ka pamjen joserioziteti edhe për llojin e vendimit që morrën, edhe për vonesën e nxjerrjes së Aktgjykimit dhe për ata që e dërguan dhe për ata që e nuk duan të votojnë për Presidentin. Edhe për ata që shkojnë në Kuvend e fotografohen dhe bëjnë sikur duan të fillojnë nga puna”, shtoi Mihali.