back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeNasim Haradinaj: Pse të më ftojë mua Specialja, unë kam vrarë ushtarë

Nasim Haradinaj: Pse të më ftojë mua Specialja, unë kam vrarë ushtarë

Të ngjajshme

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar...

Ide dhuratash për Shën Valentin sipas personalitetit të partnerit

Shën Valentini është momenti ideal për të zgjedhur një...

BE-ja ashpërson ligjet e azilit, kërkesat nga kosovarët do të përpunohen më shpejt

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që...

Njëri nga komandantët e UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk është intervistuar për çështje të luftës së UÇK-së.

Në emisionin “Debat Plus”, deputeti Milaim Zeka ka thënë se beson që edhe Nasim Haradinaj do të ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale, por një gjë të tillë Haradinaj thotë se nuk e ka bërë deri më tani.

“Me këtë lloj gjykate çfarë deputetët tanë faqezinj e kanë votuar nuk është kurrfarë çudie që çdo anëtarë i UÇK-së mund të jetë target, me shpifje apo pa shpifje, me fakte apo pa fakte që më vonë do të vërtetohen”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se ai personalisht nuk është intervistuar dhe se nëse do të intervistohej nuk do ta mbante të fshehtë.

“Unë i them opinionit se edhe nëse thirrem do të kthehem. Edhe nëse ndalem do t’i bëj të mburren shqiptarët”.

I pyetur se cili është mendimi i tij pse ai nuk është intervistuar për dallim nga shumë ushtarë e komandantë të tjerë, Haradinaj ka dhënë një përgjigje interesante.

“Unë kam vrarë ushtarë o vëlla. Kam vrarë ushtarë o shoq, pse të më marrin mua. Për këtë arsye jam kthyer në Kosovë”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz