Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion
dp

Lexo edhe“Rydox”, Ardit Kutleshi pranon fajësinë: Ambasada e ShBA-së vlerëson bashkëpunimin me Kosovën

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Vigan Qorolli, ka njoftuar se është zgjedhur kryetar i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Përmes një postimi, Qorolli ka bërë të ditur se për zgjedhjen e tij ka marrë besimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“E pranoj këtë përgjegjësi me respekt të madh dhe me përkushtim të plotë ndaj Republikës tonë”, ka shkruar Qorolli.

Lexo edhe“Rydox”, Ardit Kutleshi pranon fajësinë: Ambasada e ShBA-së vlerëson bashkëpunimin me Kosovën