“Kosova foli me një zë”: Përparim Rama reagon për miratimin e deklaratës për aktgjykimin e Speciales
dp

Lexo edheUlutash pret Prattipatin në KFOR, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar si jetik unitetin institucional për miratimin e kësaj deklarate, duke thënë se për çështje që lidhen me luftën për liri dhe historinë e Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia e përbashkët.
“Sot, përballë një çështjeje që prek historinë tonë, luftën për liri dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, Kosova foli me një zë. Ky unitet institucional në miratimin e Deklaratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte jetik. Kur bëhet fjalë për luftën çlirimtare, për sakrificën e një populli dhe për të vërtetën historike të Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia jonë e përbashkët”, shkroi ai.
Lexo edheUlutash pret Prattipatin në KFOR, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë