Haradinaj thotë se koalicioni me Listën Serbe ishte i zorit
01·

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me Listën Serbe nuk janë prishur për Asocacionin, por për arrestimin e Marko Gjuriqit.
Kryeministri ka theksuar se marrëveshja për hyrje në Qeveri me Listën Serbe ka qenë e zorit.
“Kur kemi hyrë në Qeveri nuk kemi biseduar për çështjet që i ndajnë siç është Demarkacioni dhe Ushtria por për atë se çka i bashkon”, ka thënë Haradinaj.

Lexo edhePse nuk po shkarkohet Besim Beqaj? Flet kryeministri Haradinaj
Ai ka bërë të ditur se Lista Serbe nuk ka paraqit ndonjë kusht për kthim në Qeveri.
Haradinaj ka theksuar se Kosovës i janë harxhuar ‘lëshimet’ në çështjen e dialogut dhe se duhet të ketë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciprok.


