Haradinaj përkujton dëshmorët e rënë në Gllogjan e Hereq: Nuk u thyem, vazhduam luftën deri në çlirimin e Atdheut
dp

Lexo edheE rëndë në Ksamil: Babai godet për vdekje vajzën e tij katërvjeçare

Haradinaj ka thënë se bashkimi në nderim të dëshmorëve është një moment për të kujtuar sakrificën e atyre që ranë në luftën për lirinë e Kosovës.
“Gushti i vitit 1998 ishte periudhë e luftimeve të ashpra me ushtrinë gjenocidale serbe. Humbëm disa nga bashkëluftëtarët më të zotë, por nuk u thyem. Vazhduam luftën deri në çlirimin e Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se liria e Kosovës është rezultat i sakrificës së dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e lidhur atë edhe me aleancën e Kosovës me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika”, ka deklaruar Haradinaj.

Lexo edheE rëndë në Ksamil: Babai godet për vdekje vajzën e tij katërvjeçare
Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
“I përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!”, ka përfunduar Haradinaj.