back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeHaradinaj padit Blicin e Serbisë për shpifje

Haradinaj padit Blicin e Serbisë për shpifje

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do ta padis gazetën serbe blic.rs, për shpifje, ndaj të cilës pret edhe dëmshpërblim.

Këtë e bëri të ditur, avokati i caktuar për këtë rast, Arianit Koci gjatë një interviste në RTV Dukagjini, ku tha se në ditët në vijim do të qëndroj në Beograd, për të  mbledh fakte.

“Atë që e kam lexuar unë, me të vërtet unë jam habit me mos profesionalizmin e blic.rs për shkak të mënyrës naive që e parashkruajnë, që sipas tyre është bart arma nëpër Danub e kalon nëpër Serbi me kamionë të zallit. Unë mendoj që ky tekst më shumë e sulmon Serbinë se sa zotëri Haradinajn”, tha ai në InfoBox.

“Kjo hynë në kategorinë e shpifjeve dhe fryrjeve, dhe ashtu do ta trajtojmë. Do të kërkojmë kompensim dëmi. Kjo mund të shkoj si proces më i gjatë, sepse është situatë e ndjeshme, pasi që e dimë se zotëri Haradinaj nuk e ka ndonjë simpati të madhe në popullatë atje. Unë shpresoj në organe të drejtësisë profesionale në Serbi”, tha ai.

Lidhur me kërkesën për dëmshpërblim, Koci nuk dha ndonjë shifër, duke thënë se beson që ato mjete do të jepen për bamirësi, dhe rëndësi më shumë ka fitimi i rastit.

Madje, Koci thotë se një rast të tillë e ka trajtuar më herët dhe e ka fituar, por jo me shumën që ata e kanë kërkuar. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz