back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHaradinaj në takim me 120 studentë nga Universitetet e Vjenës dhe Venedikut

Haradinaj në takim me 120 studentë nga Universitetet e Vjenës dhe Venedikut

Të ngjajshme

Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi...

Lladrovci qytetarëve të Drenasit: I keni 101 arsye për ta vazhduar qeverisjen e mirë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se qytetarët e...

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti një grup prej 120 studentëve nga Universitetet e Vjenës dhe Venedikut, duke thënë se është respekt i madh për Kosovën që këta studentë janë këtu sot dhe i falënderoi për angazhimin e tyre që po japin për një imazh të mirë për vendin tonë te vendet ku ata jetojnë.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka arritur rezultate të mira në shumë fusha të jetës së saj politike, sociale, ekonomike, por theksoi edhe sfidat të cilat i përcjellin veprimtaritë e ndryshme të jetës.

Kryeministri njoftoi studentët poashtu për çështjen energjetike, sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve për zbatimin e ligjit, shëndetësinë, arsimin dhe fusha të tjera të rëndësishme.

“Ne do të përkushtohemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe jam optimist për Kosovën, me të gjitha sfidat dhe vështirësitë tona. Ne kemi qenë me fat, që në rrugëtimin tonë, e kemi pasur ndihmën e vendeve mike”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me rëndësi të veçantë është që të gjithë të ndihen të barabartë, pa marrë parasysh etnitetin e tyre.

Udhëheqësja e këtij grupi, Marijana Grandits nga Universiteti i Vjenës, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se vizita në Kosovë është mundësi e mirë për t’u njoftuar për situatën këtu, për vizionin dhe planet e kryeministrit Haradinaj për Kosovën.  Ajo tha se tash e 15 vjet prej kur vizitojnë Kosovën kanë marrë përshtypje të mira nga njerëzit këtu.

Kryeministri Haradinaj u është përgjigjur studentëve në pyetjet e tyre që kishin të bënin me reformat në arsim, llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve, çështjen e liberalizimit të vizave dhe demarkacionin. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz