Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini
dp

Lexo edheTreni godet një veturë në Fushë Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që ai drejton dhe për kandidatin për kryeministër nga AAK.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj thekson se në Malishevë janë takuar me shumë shokë e miq, me të cilët kanë bashkërrugëtuar gjatë periudhës së luftës për liri dhe në ditët e para të shtetndërtimit të Kosovës.
“Bashkë do të vazhdojmë angazhimet tona për Kosovën e sigurt dhe të zhvilluar”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edheTreni godet një veturë në Fushë Kosovë
Në këtë aktivitet është përmendur edhe përkrahja për Ardian Gjini, si pjesë e angazhimeve politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.