BallinaLajmeHaradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Sakrifica e tyre, dëshmi e dashurisë për...

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Sakrifica e tyre, dëshmi e dashurisë për atdheun

Të ngjajshme

SHBA-ja dhe Irani u japin fund diskutimeve, s’ka marrëveshje

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka thënë se negociatorët...

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër rritje pagash...

‘Krishti u ngjall’, dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët ortodokse

Në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi është mbajtur...

Begaj uron besimtarët ortodoksë për Pashkët: Më shumë dritë në jetën tuaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot të...

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët e komunës së Istogut.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e tyre që në luftën e fundit treguan heroizëm ndaj atdheut.

Postimi i plotë:

Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vetë të cilët në luftën e fundit për liri treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu.

Në këtë ditë të dëshmorëve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, kujtojmë veprën heroike të tyre, ndër ta mësuesin Mustafë Blakaj, Abedin Dervishaj, Bujar Visoqi, Ismet Bicaj, Izet Shatri, Muharrem Vuthaj, Nezir Mujaj, Shaqir Tahiraj, Skënder Maraj, Xhafer Mehmetaj, Smajl Fetahaj, Xhafer Haskaj, Sylë Çeta, Qazim Hakaj, Nexhmedin Hakaj, Sami Gashi dhe Njomëza Lipaj, që ranë në Prillin e 1999 dhe vazhdon me dëshmorë tjerë deri në përfundim të luftës.

Lavdi të rënëve!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz