Haradinaj: Kufiri i Kosovës është në Çakorr

Kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK, AAK, Nisma, ka thënë se besimin që ka arritur ta marr nga qytetarët dhe subjektet politike do ta përdorë për të mirën e vendit.
Haradinaj i cili njëherit është dhe Kryetar i AAK-së, ishte pjesëmarrës në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës me rastin e përkujtimit të 33 dëshmorëve rënë, përcjellë Klan Kosova.
”Besimi që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike do ta përdori për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë”, u shpreh Haradinaj.
Lexo edheSelimi: Nuk ka koalicion LDK-AKR-Vetëvendosje
Ndryshe, mbrëmë, pak para mesnatës, PDK’ja ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhorë me AAK’në dhe NISMA’n, për zgjedhjet e 11 Qershorit.














