back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Kërkimet për policët s’mund të nisin në Maqedoni pa përfunduar në...

Haradinaj: Kërkimet për policët s’mund të nisin në Maqedoni pa përfunduar në Kosovë

Të ngjajshme

Fqinjët flasin për 71-vjeçaren nga Kosova që u vra në Zvicër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Zvicër, kur...

Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arreston 115 anëtarë të ISIS-it

115 anëtarë të Shtetit Islamik-ISIS, u arrestua nga autoritetet...

Hamza: Kosova është storje suksesi, por vitet e fundit ka pasur një keqqeverisje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka biseduar me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev për të nisur kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc.

- Advertisement -

Haradinaj thotë se kërkimet në Maqedoni nuk mund të fillojnë pa përfunduar ato në Kosovë, raporton KTV.

“Kemi bërë një bisedë me kryeministrin Zaev, por s’mund të fillojmë procedurën andej derisa të mbyllet kjo në Kosovë. Është bërë një ekspertizë e Policisë së Kosovës, por që ende nuk është e gatshme”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij trupat e dy policëve kanë mundur të dalin edhe jashtë Kosovës për shkak të rrjedhës së rrëmbyeshme të lumit.

“Trupat e dy policëve ka mundur uji t’i qetë edhe jashtë Kosovës, pasi është shumë i rrëmbyeshëm. Kërkimet për trupat e tyre po vazhdojnë”, është shprehur ai.

Të shtunën mbrëma dy policë, Malsor Dashi dhe Armend Trena, raportohet se janë aksidentuar me veturën e Policisë në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit te vendi i quajtur “Kulla e Qeshmes” dhe që nga ajo natë rezultojnë të zhdukur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz