BallinaLajmeHaradinaj emëron persona politikë në Bordin e Trepçës

Haradinaj emëron persona politikë në Bordin e Trepçës

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Qeveria e Kosovës ka shkelur kriterin për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, pasi në mbledhjen e së mërkurës ka emëruar dy persona politikë në Bordin e kësaj ndërmarrjeje.

Edhe pse në konkurs thuhet se “kandidat nuk mund të zgjidhet personi që është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36-mujore para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës, ose vendimmarrës në një parti politike, ose është anëtar i forumeve të partive politike”, Haradinaj ka emëruar asamblistin e AAK-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidatin për kryetar të Komunës nga kjo parti, Esat Peci, në Bordin e kësaj ndërmarrjeje. Ai ka emëruar edhe ish-kandidatin për asamblist në zgjedhjet e fundit nga radhët e Nismës në Mitrovicë, Feriz Fetahu, shkruan Koha Ditore.

Qeveria ka emëruar vetëm 6 nga 9 anëtarë të Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, duke lënë tri pozita të hapura për komunitetin serb, për të cilat konkursi do të hapet brenda disa javësh.

I kontaktuar nga gazeta, Esat Peci ka thënë se një ditë më parë ka hequr dorë nga posti i asamblistit dhe se të qenit anëtar i një partie politike, sipas tij, nuk do të duhej të pengonte emërimin në këtë bord, pasi, siç ka thënë, ai i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara në konkurs.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz